Top News – E frikshme, shembet kulla në Miami/ Dyshohet për shumë viktima, pasi ndërtesa ishte plot
24/06/2021 12:57

Një operacion shpëtimi po zhvillohet pranë Miami Beach pasi një ndërtesë u shemb në orët e para të këtij mëngjesi. Ndërtesa përballë oqeanit, një kompleks 12-katësh apartamentesh, i quajtur Champlain Towers South, është shembur pjesërisht, kanë konfirmuar shërbimet zjarrfikëse. Fqinjët thonë se ndërtesa ishte pothuaj e gjitha e banuar, por nuk dihet se çfarë bëri që kulla, e ndërtuar në 1981 afër rrugës 88th dhe Collins Avenue në Surfside, Florida, të shembet. Ka mundësi që shumë njerëz të kenë vdekur ose të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa po zhvillohej një operacion kërkim-shpëtimi nga autoritetet lokale. Një dëshmitar, i cili ishte në një ndërtesë fqinje, tha se shembja ndodhi rreth orës 1.20 të mëngjesit, dhe ngjante si një tornado ose tërmet. Pamjet tronditëse tregojnë zjarrfikësit duke tërhequr një djalë nga rrënojat, ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon. Të paktën dy persona dhe një zjarrfikës janë dërguar në spital por zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende ndonjë detaj në lidhje me viktimat e mundshme. Fotografitë dhe videot tronditëse nga vendi i ngjarjes sugjerojnë që një pjesë e madhe e kullës është shembur, duke lënë pas grumbuj të stërmadh mbeturinash në skaj të Collins Avenue. Dëshmitarët pretendojnë se kanë dëgjuar vazhdimisht njerëz që ulërinin nën rrënoja.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54