Top News – E bllokuar në Suez/ Përpjekjet për largimin e anijes, në ditën e tretë
25/03/2021 14:33

Dhjetëra anije transporti të ngarkuara me mallra jetësore, mbeten të bllokuara në të dyja skajet e kanalit të Suezit ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të larguar anijen 224 mijë tonëshe që po bllokon një nga rrugët ujore më të frekuentuara në botë. Përpjekjet për të larguar Ever Given, rinisën të enjten, me pesë rimorkiatorë që po punojnë për ta tërhequr atë në ujëra më të thellë. Anija e mallrave, që është e gjatë aq sa Empire State Building, ngeci në rërë të martën pasi u devijua nga një erë e fortë dhe një stuhi rëre që shkaktoi shikueshmëri të ulët dhe kushte të vështira lundrimi. Anija gjigande, 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë, vazhdon të bllokojë tranzitin në të dyja drejtimet e kanalit. Kompania më e madhe në botë e anijeve të transportit, Maersk, tha se shtatë nga anijet e saj ishin prekur. Katër anije janë të ndalura në kanal ndërsa pjesa tjetër presin të hyjnë në të, tha kompania daneze. Shërbimet e marinës lëshuan një deklaratë në të cilën nënvizonin se përpjekjet për të hapur kanalin vazhdonin por era dhe përmasat e mëdha të saj e bënin operacionin shumë të vështirë. Rreth 30 për qind e vëllimit të transportit me anije në botë kalon përmes kanalit të suezit 193 kilometra të gjatë, cdo ditë. Dhe rreth 12 përqind e tregtisë totale globale të të gjitha mallrave po ashtu. Ekspertët e lundrimit thonë se nëse situata nuk do të zgjidhet brenda 24-48 orëve të ardhshme, disa kompani do të detyrohen ti kthejnë anijet e tyre në trajektore të tjera përreth cepit jugor të afrikës, cka do ta zgjaste udhëtimin e tyre me të paktën një javë.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43