Top News – Dy gazetarë marrin Nobelin e Paqes / Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, mbrojtës të lirisë
08/10/2021 13:52

Gazetarja filipino-amerikane, Maria Ressa dhe kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021. Komiteti i Nobelit tha se çmimi iu ndahet pasi ata kanë mbrojtur lirinë shprehjes që është parakusht për demokracinë dhe paqen. "Zonjës Ressa dhe Muratov po iu ndahet Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi", tha Komiteti i Nobelit përmes një deklarate më 7 tetor. "Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që ngrisin zërin për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme", thuhet në deklaratë. Gazetarja Ressa, është bashkëthemeluese e faqes së lajmeve Rappler. Ajo u vlerësua pasi e ka shfrytëzuar lirinë e shprehjes për të "ekspozuar rritjen e autoritarizmit, keqpërdorimin me pushtetin dhe përdorimin e dhunës në vendin e saj të lindjes, Filipine".Komiteti tha se gazetari Muratov, në kushte gjithnjë e më të vështira e ka mbrojtur për dekada lirinë e fjalës në Rusi. Çmimi Nobel për Paqen, që ndahet çdo vit, nderon individë apo organizata që "bëjnë angazhimin më të madh për të mirën e njerëzimit dhe miqësisë mes kombeve".Vitin e kaluar Çmimi Nobel iu nda Programit Botëror të Ushqimit, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që përpiqet të luftojë urinë në botë.

Top News – Sarkozi nuk është i sigurt as në burg. Ish presidenti francez me dy roje në qeli
22/10 16:47
Top News – Toka ka një Hënë të dytë / NASA konfirmon: Do të jetë me ne deri në vitin 2083
22/10 15:27
Top News – Robotë në vend të 600 mijë punëtorëve / Amazon drejt ndryshimit të madh, ‘deri në 2033’
22/10 15:26
Top News – Asnjë ushtar turk në Gaza / Netanyahu kundërshton, nis faza e dytë e planit të paqes
22/10 15:26
Top News – Londër-Paris, trena me dy kate / Eurostar në ethet e konkurrencës, plan 2 miliardë euro
22/10 15:25
Top News – Bota me sytë nga Ukraina…Po perfeksionon dronët e luftës në tokë, ajër dhe det
22/10 15:22
Top News – Rihapet Luvri pas tre ditësh / Xhevahiret e kurorës u grabitën në mes të ditës
22/10 15:15
Top News – NATO tregon bombat bërthamore / Për herë të parë gazetarët në stërvitjet ‘top secret’
22/10 15:10
Top News – Topat Caesar po modernizohen / Riprojektohen për t’i bërë ballë dronëve
22/10 15:05
Top Channel/ Flet për herë të parë Agustin Kola mes lotësh: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve
22/10 12:32
Top Channel/ “Nuk dua një takim të kotë me Putinin”, Trump: “S`dua të humbas kohë”!
22/10 12:14
Top News – Putin sfidon Trumpin, jo armëpushim / Presidenti amerikan: ‘Nuk dua një takim të kotë’
22/10 12:11
Top News – Rikthehet lufta e shfletuesve, ChatGPT sfidon Google Chrome me Atlas
22/10 11:54
Top News – Trump ‘thërret’ shefin e NATO-s / Rutte në Uashington për fundin e luftës në Ukrainë
22/10 11:48
Top News – ‘Përshëndet’ Trumpin me raketa balistike / Koreja e Veriut lëshon një breshëri armësh
22/10 11:46
Top Channel/ Tensione mes Kosovës dhe Serbisë në OKB: “Vuçiç po përgatit serbët për agresion”!
22/10 11:43
Top News – Britania dërgon trupat në Izrael / Taskforcë ndërkombëtare, ruan armëpushimin në Gaza
22/10 11:36
Top Channel/ Procesi i Berlinit, sot samiti në Londër:Pengesat jo vetëm nga rajoni, por edhe nga BE!
22/10 11:36
Top News – Takimi u shty, Putin ‘i përgjigjet’ Trumpit / Sulmon egërsisht Ukrainën, gjashtë të vrarë
22/10 11:32
Top News- Gjermania ‘kopjon’ Ramën/ Merz fut në qeverisje Inteligjencën Artificiale
22/10 11:11
BILETA Portokalli - Bileta