Top News/ Dumani, bashkëbisedim me gazetarët. Kreu i SPAK flet për dosjet e bujshme që po hetohen
08/07/2024 13:06

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani u dha përgjigje pyetjeve në lidhje me dosjet e bujshme që po hetojnë prokurorët e SPAK. Ai nuk dha përgjigje të thelluara për çështje që janë nën hetim, si dosja e shpërdorimit të fondeve të BE-së, ku me masën e sigurisë arrest me burg është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për dosjet e Metës dhe Kryemadhit, Arben Ahmetjan apo për dosjen e inceneratorëve. Dumani tha se këto çështje janë nën hetim dhe nuk mund të komentojë më tepër për të ruajtur sekretin hetimor. Megjithatë, sipas tij, prokurorët e posaçëm po shqyrtojnë, verifikojnë dhe hetojnë çdo fakt e të dhënë të paraqitur në dosjet në fjalë. Kreu i SPAK kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve dhe qytetarëve për vonesat në hetimet e disa pjesëve, duke shtuar se bëhet fjalë për dosje voluminoze. Dumani tha se janë shtatë persona të akuzuar për krime të rëndë për të cilët ka kërkuar ekstradimin nga Dubai. Megjithatë, kreu i SPAK tha se detyra e institucionit që drejton në këto raste përmbyllet me kryerjen e procedurave për riatdhesimin e tyre. Pjesa tjetër u takon autoriteteve të tjera, ndërsa theksoi se problematikën e mosekstradimeve nga Dubai nuk e ka vetëm Shqipëria, por edhe për vende të Bashkimit Europian. Kreu i SPAK foli edhe për 21 Janarin dhe Gërdecin. Për të parën u shpreh se prokuroria e posaçme është e detyruar që të regjistrojë procedim penal nisur nga natyra e dosjes, ndërsa për Gërdecin tha se çështja është në gjykim.

Top Channel/ Tension në protestë/ Përplasje në distancë. Të rinjtë hedhin gurë, policia, ujë dhe gaz
24/10 17:09
Top Channel/ Djegin kazanët e plehrave, protestuesit në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
24/10 16:27
Top Channel/ Forca policie dhe gurë në Bulevard, protestuesit shpërndahen në drejtime të ndryshme
24/10 16:26
Top News – Policia shpërndan turmën. Të rinjtë përballen me ujë me presion dhe gaz lotsjellës
24/10 16:21
Top News – ‘Policia e krimit!’ Të rinjtë hedhin gurë mbi uniformat blu, përplasje në bulevard
24/10 16:20
Top News – Tirana në kaos! Zjarr para ministrisë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion
24/10 16:20
Top News – Tym e flakë, kaos në rrugët e kryeqytetit. Protesta në ditën e 12-të të saj
24/10 16:20
Top News – Arenë lufte! Hidhet masivisht gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve
24/10 16:19
Top Channel/ Autobotët me ujë në Bulevard, policia mundohet të shpërndajë protestuesit
24/10 16:12
Top Channel/ Franca mban në burg Beqirin, biznesmeni kundërshton ekstradimin, akuzon drejtësinë
24/10 15:38
Top Channel/ “Thirrje për vandalizma”, Policia paralajmëron personat e maskuar
24/10 15:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave te Ministria e Arsimit, hedhin gurë drejt policisë
24/10 15:07
Top Channel/ Tension në protestë, gurë drejt efektivëve, përgjigje e ashpër e policisë
24/10 14:59
Top News-Ftesa e Ramës për dialog me studentët. Në ditën e pestë të saj griset nga protestuesit e PD
24/10 14:42
Top Channel/ Protesta e thirrur nga të rinjtë, këngëtarja Irini Qirjako në Ministrinë e Arsimit
24/10 14:31
Top Channel/Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, shkulen pllakat e trotuarit dhe hidhen në rrugë
24/10 14:22
Top News – Sinjalizime për dhunë, Policia: Jemi gati, do identifikohen të maskuarit
24/10 13:56
Top News – Digjen jastëkët e dialogut të Ramës/ Protestuesit para Kryeministrisë nisin protestën
24/10 13:08
Top Channel/ Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren
24/10 12:57
Top News – ‘Maskat nuk ju mbrojnë nga identifikimi’. Demo paralajmëron protestuesit e dhunshëm
24/10 12:51