Kryeministri Edi Rama ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Pas procesit të vaksinimt, Rama u dha dhe një mesazh të gjithë qytetarëve për t’u vaksinuar sepse sipas tij janë parë efektet pozitive të saj. Kreu i qeverisë shtoi se vaksinimi nuk është me detyrim por do vijë një ditë që nuk do lejohen të pavaksinuarit të mos futen në dyqane e bare, e po ashtu punonjësit nuk do lejohen të shkojnë në punë e të marrin rrogën.