Top News – Do ta fitojmë luftën me Amerikën! Kim Jong Un betohet në përvjetorin e luftës së koreve
27/07/2025 13:15

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se vendi i tij do të arrinte fitore në betejat "anti-imperialiste dhe anti-amerikane", ndërsa vendi shënoi përvjetorin e armëpushimit të Luftës Koreane, raportuan mediat shtetërore të dielën. Kim "pohoi se populli ynë, me siguri do të arrijë kauzën e madhe të ndërtimit të një vendi të pasur, me një ushtri të fortë, dhe do të dalë fitues në përballjen anti-imperialiste dhe anti-amerikane", tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, duke iu referuar vizitës së Kim Jong un në një muze lufte një ditë më parë. Koreja e Veriut nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën më 27 korrik 1953, duke i dhënë fund luftës trevjeçare me jugun. Gjeneralët amerikanë nënshkruan marrëveshjen në cilësinë e përfaqësuesit të forcave të Kombeve të Bashkuara që mbështetën Korenë e Jugut. Koreja e Veriut e quan 27 korrikun "Dita e Fitores" edhe pse armëpushimi coi në një kufi që ndante gadishullin Korean në mes dhe rivendoste ekuilibrin pasi të dy palët kishin bërë përparime të mëdha para dhe mbrapa gjatë luftës. Koreja e Jugut nuk e shënon këtë ditë me ndonjë ngjarje të madhe. Kim Jong un ndërkohë vizitoi edhe memorialet që nderojnë veteranët e luftës së viteve 1950-53, përfshirë Kullën e Miqësisë që përkujton ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze që luftuan me koreano-veriorët, dhe u takua me ushtarë në një regjiment artilerie për të festuar ditën e fitores, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43