Dita e shtatë e protestës kulmoi me sulmin në Gjykatën e Apelit. Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara ishte panorama e asaj se çfarë ndodhi brenda pak sekondash ku turma e të rinjve mësyu benda ambienteve të gjykatës. Dita e shtatë e protestës nisi e qetë në përgjithësi, ndërsa episode e tensioneve me policinë ishin më të pakëta. Protestuesit përsëritën edhe njëherë kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Pas episdoeve të dhunës të regjistruara tek Gjykata ata u ndalën para Bulevardit, ku hodhën para falcon ë drejtim të policëve në shenjë simbolike pas premtimit të bërë bga kryeministri Edi Rama se secili prej tyre që do të angazhohet në këto ditë në frontin përballë protestuesve do të marrë shpërblim 2500 euro.