Akademikja dhe ekonomistja e njohur, Justina Shiroka-Pula, është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, duke u bërë kryetarja e shtatë e shtetit. Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit, ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore. Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët. Por sa është pasuria e deklaruar e presidentes së gjashtë e Kosovës?