Top News – Dikur një mrekulli e vërtetë… / Hoteli lundrues që po ndryshket në Korenë e Veriut
12/11/2021 15:52

Dikur ishte një hotel ekskluziv me pesë yje që pluskonte direkt mbi barrierën e madhe koralore në Australi. Sot, ajo dergjet gjysmë e shkatërruar në një port koreano verior, 20 minuta larg zonës së demilitarizuar, zona e kufizuar që ndan dy koretë. Për të parin hotel pluskues në botë, kjo ishte ndalesa e fundit e një udhëtimi që zgjati 10 mijë milje e që nisi mbi 30 vite më parë, me udhëtime të bujshme me helikopterë dhe ushqim fin, por që përfundoi në një tragjedi. Tani, në pritje të shembjes e asgjësimit, kjo strukturë e ndryshkur me një të shkuar shumëngjyrëshe përballet me një të ardhme të pasigurt. Hoteli lundrues ishte krijesë e Doug Tarca, një zhytës profesionist i lindur në Itali dhe sipërmarrës që jetonte në Taunsvill, në bregun veri lindor të Kuinslendit në australi. Ai e adhuronte shumë barrierën e madhe koralore të australisë aq sa vendosi të ndërtonte hotelin lundrues. Hoteli që tani është lënë të ndryshket kushtoi rreth 45 milionë dollarë, ose mbi 100 milionë në vlerën e sotme. Ai sigurohej në fund të detit nga shtatë spiranca të mëdha të pozicionuara në mënyrë që të mos dëmtonin koralet. Zyrtarisht u hap për biznes më 9 mars 1988. Kishte 176 dhoma dhe mund të priste 350 të ftuar. Kishte një klub nate, dy restorante, laborator, librari, dyqan etj. Madje kishte edhe fushë tenisi edhe pse topat shpesh përfundonin në paqësor. Por, hoteli nuk rezultoi një sukses pasi në kohën me det të trazuar, klientët nuk ishin fort të kënaqur. Dhe pas vetëm një viti, hoteli u bë shumë i kushtueshëm për tu menaxhuar dhe u zhduk në heshtje...Deri në 1998, kur në vend që të cmontohej, u duk sikur rierdhi në jetë. U ble nga koreja e veriut për të tërhequr turistë në malin Kumgang. Por edhe atje nuk mundi të shkëlqente.

Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11