Top News – Dialogu Kosovë – Serbi/ Sot takimi Hoti-Vuçiç
16/07/2020 10:30

Pas 20 muajsh ndërprerje, në Bruksel rifillon dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi, një process të cilin Serbia e sheh si të vështirë, ndërsa Prishtina e sheh me qëllimin final arritjen e një marrëveshjeje që të sjellë njohjen reciproke. Pas dy takimeve virtuale, Samitit të Parisit dhe një video konference të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic do të gjenden përballë njëri-tjetrit në kryeqytetin belg, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së në dialog Mirosllav Lajçak. Ajo cfarë u arrit gjatë samiti virtual ishte se palët ranë dakort për axhendën e takimit të sotëm, "me elementet kryesore të dialogut Kosovë-Serbi”."Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët për angazhimin konstruktivv”, pat deklaruar në atë rast Lacjak. Para se të niset për në Bruksel, Hoti, takoi përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që angazhohen për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës. Kjo çështje dhe tema të tjera do të jenë pjesë e diskutimeve në Bruksel. Ai e bëri të qartë edhe një herë se Kosova hyn në procesin e dialogut me synimin e qartë njohjen reciproke dhe normalizimin e plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve".Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, dialogun me palën kosovare e ka cilësuar të vështirë, ndonëse nuk është deklaruar shumë pas takimit të fundit virtual. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se "arritja e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi është thelbësore për qytetarët e të dyja vendeve dhe ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht detyruese”.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02