Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, duke deklaruar se është i gatshëm të ulet në bisedime kudo dhe me këdo që beson se Shqipëria mund të bëhet më e mirë përmes dialogut dhe qytetarisë. Në mesazhin e tij, Rama theksoi se kundërshtia e dhunshme dhe përdorimi i forcës nuk mund të imponohen, ndërsa përjashtoi mundësinë e rikthimit të së kaluarës. Paralelisht me thirrjen për dialog, kryeministri paralajmëroi përgjegjësi ligjore dhe penale për personat që, sipas tij, morën peng kryeqytetin duke importuar terrorin e ANTIFA-s.