Top News- “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrjet antishqiptare në RMV, reagon kryeministri
04/08/2025 19:30

Pas këtyre thirrjeve nacionaliste dhe ksenofobiste si: “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, apo dhe “Maqedoni e pastër”, ka reaguar kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski I cili I ka dënuar. Thirrjet ndodhën gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ndërsa I pranishëm ishte vetë dhe kryeministri si dhe kabineti I tij qeveritar. “Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski ndërsa nënvizoi se thirrjet kundër shqiptarëve “do të jenë objekt hetimi dhe sanksionesh”. nga ana tjetër prokuroria maaqedonase njoftoi se ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Gjatë një prononcimi për media më 4 gusht tha se edhe pse ishte i pranishëm në sallë, nuk i “vuri re” tifozët që brohoritën këto thirrje, pasi sipas tij u bën nga një grup I vogël njerëzish. “Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha ai. Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut e dënon gjyhën e urrejtjes deri në pesë vite burg.

Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33