Top News – Detajet e kolaudimit të automjeteve/ Pas ndryshimeve në ligj për afat 2 vjeçar
31/05/2021 12:50

Ndryshimet legjislative bënë që automjetet t’i nënshtohen kontrolleve teknike një herë në dy vite. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit ka publikuar të gjitha detajet lidhur me kolaudimin e automjeteve. Sipas njoftimit zyrtar kolaudimi i automjeteve rifillon në datën 31 maj. Më pas gjithë procedura e kolaudimit është e mirëorganizuar sipas një kalendari, në të cilin datat fillestare i zënë kategoritë më prioritare për transportin rrugor. Mjetet e para që do të marrin shërbimin e kontrollit teknik janë kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve iu ka skaduar Certifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik si dhe të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit do të publikojë një tjetër datë për të vijuar me të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë nga data 1 janar 2021 të cilat nuk janë pajisur ndonjëherë me Certifikatë të Kontrollit Teknik dhe mjetet të cilave u ka përfunduar Certifikata e Kontrollit Teknik deri në datën 23 dhjetor 2020 ose nuk e kanë kaluar Kontrollin Teknik. Më pas do të marrin shërbimin e kontrollit teknik edhe mjete të tjera rrugore për transport mallrash të rrezikshme, mjete rrugore për transportin e udhëtarëve ndërkombëtar dhe ndërqytetës, taksitë, autoshkollat dhe mjetet e tjera në pronësi të subjekteve. Gjatë periudhës që automjetet presin të afrojë data për kolaudim nuk do të kenë asnjë penalitet nga organet e kontrollit në rrugë. Megjithatë të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të sigurohen , të kenë me vete Certifikatën e Kontrollit Teknik të lëshuar në vitin 2020, si dhe vërtetimin e pagesës së taksave vjetore brenda afatit të përcaktuar:

Top Channel/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë
14/06 19:20
Top Channel/ Me flamuj e me qeleshe në kokë, protestuesit gati për të marshuar drejt Kryeministrisë
14/06 18:58
Top Channel/ “Rama jepe dorëheqjen”, dita e 15 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin Skëndërbej
14/06 18:35
Top News – Kanabis në oborrin e shtëpisë/Kapet 48-vjeçari në Kurbin, shpërndante edhe heroinë
14/06 18:30
Top News – Aksident i rëndë në Pogradec/Humb jetën një 26-vjeçare, plagosen 4 të tjerë
14/06 18:30
Top News – Balla shpjegon përfitimet e investimit në Zvërnec: Do blejnë pemë, tjegulla, çimento…
14/06 18:18
Top News – Komandot britanike në bordin e anijes ruse / Pamjet e aksionit në kanalin anglez
14/06 18:00
Top News – Zvicra refuzon kufizimin e popullsisë / Shmanget përplasja me BE-në, mbyllet referendumi
14/06 17:30
Top News – Zjarr në fushën e druve në Vlorë, dyshohet se iu vu flaka mbeturinave në zonë
14/06 17:27
Top News – Hezbollahu, raketa mbi Izrael / Sulme hakmarrëse në jug të Bejrutit, bie armëpushimi
14/06 17:02
Top News – Kapet në flagrancë hajduti/Do vidhte në një banesë në Farkë, mbante armë me vete
14/06 15:32
Top Channel/ Zjarr pranë fushës së druve në Vlorë, tymi mbulon lagjen “Kushtrimi”
14/06 15:09
Top Channel/ Akulloret “zbulojnë” migrenën/ Japin sinjale për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës
14/06 15:08
Top News-‘Jep dorëheqjen sa nuk është vonë’/Berisha-Ramës: Diktator, lëvizja qytetare do fitojë!
14/06 14:52
Top Channel/ Aksident tragjik në Pogradec/ Përplasen dy automjete në Pojskë, humb jetën një grua
14/06 14:46
Top Channel/ Eurodeputeti bullgar flet nga Korça: Zëri i protestuesve nuk mund të injorohet
14/06 14:43
Top Channel/Berisha: Protesta më e madhe/”Vërshuan 200 mijë njerëz në shesh, Rama duhet të largohet”
14/06 14:39
Top News – ‘Protesta më e madhe në histori’, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, qytetarët do fitojnë
14/06 13:49
Top News-‘O le le, protesta s’është qeverisje’/ Braçe: S’kemi kohë të qajmë, të garantojmë shërbimet
14/06 13:30
Top News – ‘Ka një frymë fashiste…’/Rama për protestat: Sinjal alarmi, po dëmtohet turizmi
14/06 13:29