Sot në Kuvend u mbajt seanca plenare e radhës teksa para institucionit u paralajmërua edhe protestë. Nisur nga kjo policia blindoi perimetrin e Kuvendit me gardhe metalike, ndërsa në gatishmëri ishin vendosur edhe autobotët e ujit me presion. Por, pjesëmarrja e ulët çoi në dështimin e protestës.