Top News- Ç’po ndodh në ambasadat ruse në Evropë/Lavrov-Po tentojnë t’i kthejnë diplomatët në spiunë
21/05/2022 21:08

Kremlini ka hedhur akuza të forta ndaj perëndimit duke thënë se diplomatët rusë jashtë vendit po përballen me abuzime dhe kërcënime te ndryshme. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se në ambasadat ruse në vendet europiane po vijnë lloj-lloj kërcënimesh. Sipas Zakharovës, diplomatët rusë janë aktualisht “në qendër të vëmendjes”, ndërkohë që po dëmtohen edhe asetet diplomatike ruse. “Diplomatët jetojnë me të vërtetë në vijën e parë të betejës. Kemi parë madje edhe sulme me makina ndaj ambasadave tonë”,thotë ajo. Sipas saj, një nga qëllimet e një "fushate politike" të tillë kundër Rusisë ishte të thyente shërbimin diplomatik rus në mënyrë që ata të kthehen në spiunë të agjencive perëndimore. Po ashtu, edhe ministri jashtëm rus,Sergei Lavrov tha një ditë më parë se Perëndimi shpalli një luftë hibride kundër Moskës, me përjashtimin e plotë të shërbimit diplomatik rus nga arena ndërkombëtare. Ai pohoi gjithashtu se në Perëndim, diplomatët rusë morën letra që përmbanin oferta bashkëpunimi me shërbimet speciale të këtyre vendeve. ‘Ishin shantazhe dhe kërcënime që me ndërgjegjen të zgjohen, ta ndjekin, të dalin nga ambasada dhe të fillojnë të ndërveprojnë me Perëndmin”, tha Lavrov

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54