Top News – Covid rajoni/ Kosova keq, Maqedonia në përmirësim
29/08/2020 15:49

9 të vdekur nga Covid 19 dhe 115 raste të tjera u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 466 kampione të marra. Shumica e të infektuarve të rinj ishin sërish nga Prishtina, pasuar me Drenasin, Gjakovën e Ferizajn. Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se janë shëruar 116 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.352. Në Maqedoninë e Veriut ndërkohë tani mund të flitet për një trend në rënie të sëmundjes pasi për pesë ditë rresht, numri I rasteve të reja me Covid 19 është nën nivelin nën 10 për qind tek pacientët e testuar. Në fillim të javës u kryen 860 teste, prej të cilave 78 pacientë rezultuan pozitivë në virusin korona. Në vijim, edhe pse numri I testeve u shtua, numri i pacientëve nuk pati rritje të madhe. Këto ditet e fundit, ka pasur momente kur përqindja e të infektuarve të rinj nuk ishte më e lartë se pesë-gjashtë për qind. Ndërkohë vihet re dhe një përmirësim I situatës në zonën më problematike, atë të Shkupit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kujtoi edhe një herë se furnizimi i vaksinës kundër Covid-19, do të bëhet përmes mekanizmit KOVAKS pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga ana tjetër, lidhur me vaksinën kundër gripit sezonal, Filipçe ka thënë se këtë vit do të sigurohen dyfish sasi më të mëdha. Në disa vende rekomandohet për pjesën më të madhe të popullatës, me qëllim që të shmangen komplikime më të rënda nëse vjen puna tek një kryqëzim I grupit stinor me koronavirusin.

Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09