Top News – Covid, në Malin e Zi/ Shtohen ndjeshëm infektimet
18/07/2020 13:24

Mali i Zi u bë vendi I fundit në Europë që regjistroi infektime me koronavirus dhe i pari që shpalli fundin e pandemisë brenda kufijve, pasi për 28 ditë rresht, nuk kishte shënuar më raste të reja të Covid 19. Nga marsi deri në maj, vendi fqinj shënoi vetëm 324 raste dhe 9 viktima. Por në 16 korrik, numri i përgjithshem I infektimeve shënonte 1,582. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur shpejt pas analizimit të 2,000 kampionëve të ardhura nga Gjermania, nga të cilat dolën pozitivë 475. Autoritetet malazeze I kishin dërguar për testim për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme për t`I kryer vetë. Por si u shndërrua Mali i Zi, nga vendi “pa koronavirus” në vendin me numrin më të madh të të infektuar për 100,000 banorë në Ballkanin Perëndimor? Ndihmësi i drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begic, në një bisedë për Radion Europa e Lirë thotë se beson që arsyeja kryesore e kësaj është fakti se të gjithë, si shoqëri, u liruan dhe nuk u mbrojtën nga virusi. Por ai e tërheq vëmendjen edhe tek lëvizjet ndërkufitare. “Importi i virusit më nuk mund të shmanget dhe kjo ishte e qartë për të gjithë. Për sa kohë që ekziston kjo sëmundje përkthe dhe për sa kohë që është kudo në botë, nuk ka vende apo territore të mbrojtura apo të sigurta”, tha Begic. Eksperti mendon se problemi kryesor qëndron edhe tek vetë virusi, pra te karakteristikat e tij, dhe mbi të gjitha në faktin se një numër i madh i personave të infektuar, ata që janë të gatshëm dhe të aftë për të transmetuar infeksionin, nuk kanë simptoma. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Bashkimi Europian e largoi Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta në të cilat lejohet udhëtimi, për shkak të situatës së keqe epidemiologjike.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02