Pavarësisht se edhe Mbretëria e Bashkuar është prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit, duke se të rinjtë britanikë nuk kanë ndërmend që të respektojnë masat anti-covid. Siç raportojnë mediat vendase me mbërritjen e fundjavës, erdhën edhe festat e shthurura të britanikëve. Mijëra të rinj janë parë në rrugët kryesore të qyteteve, në orët e vona të mbremjes ku veç për distancim social nuk mund të flitet.