Top News – CIA, një grup pune për Kinën / Kërcënimi nga Pekini është në rritje, alarm në SHBA
08/10/2021 15:13

CIA njoftoi të enjten se do të krijojë një grup pune të nivelit të lartë për Kinën, në kuadrin e përpjekjeve më të gjera të qeverisë amerikane për t'iu kundërvënë ndikimit të Pekinit. Grupi i punës do të jetë një nga rreth dymbëdhjetë qendrat me mision të caktuar që menaxhon CIA dhe që do të zhvillojë takime të përjavshme në nivel drejtues për të orientuar strategjinë e agjencisë ndaj Kinës. CIA gjithashtu njoftoi se do të shtojë përpjekjet për të punësuar më shumë folës të gjuhës kineze, si dhe do të krijojë një tjetër qendër që do të përqëndrohet tek teknologjitë e reja dhe çështjet globale, si ndryshimet klimatike dhe shëndeti publik. Administrata e Presidentit Joe Biden ka denoncuar atë që e shikon si agresion kinez për një sërë çështjesh të sigurisë dhe ekonomisë, ndërsa po kërkon të arrijë dakortësi për çështje si ndryshimet klimatike dhe armatimin bërthamor të Koresë së Veriut. Zyrtarët më të lartë të administratës kanë sinjalizuar herë pas here për një zhvendosje të burimeve drejt një konkurence me Kinën, ndërsa do të ruajnë fokusin ndaj terrorizmit. Kina përbën një sfidë veçanërisht të vështirë për komunitetin amerikan të zbulimit për shkak të izolimit të udhëheqjes së Partisë Komuniste, përmasave të ushtrisë së saj dhe shërbimeve të sigurisë, si dhe zhvillimin e teknologjive të avancuara që mund t'i kundërvihen operacioneve të zbulimit. Në një deklaratë të enjten, Drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, e quan qeverinë kineze "kërcënimin më të rëndësishëm gjeopolitik me të cilin përballemi në shekullin e 21-të".

Top News – Sarkozi nuk është i sigurt as në burg. Ish presidenti francez me dy roje në qeli
22/10 16:47
Top News – Toka ka një Hënë të dytë / NASA konfirmon: Do të jetë me ne deri në vitin 2083
22/10 15:27
Top News – Robotë në vend të 600 mijë punëtorëve / Amazon drejt ndryshimit të madh, ‘deri në 2033’
22/10 15:26
Top News – Asnjë ushtar turk në Gaza / Netanyahu kundërshton, nis faza e dytë e planit të paqes
22/10 15:26
Top News – Londër-Paris, trena me dy kate / Eurostar në ethet e konkurrencës, plan 2 miliardë euro
22/10 15:25
Top News – Bota me sytë nga Ukraina…Po perfeksionon dronët e luftës në tokë, ajër dhe det
22/10 15:22
Top News – Rihapet Luvri pas tre ditësh / Xhevahiret e kurorës u grabitën në mes të ditës
22/10 15:15
Top News – NATO tregon bombat bërthamore / Për herë të parë gazetarët në stërvitjet ‘top secret’
22/10 15:10
Top News – Topat Caesar po modernizohen / Riprojektohen për t’i bërë ballë dronëve
22/10 15:05
Top Channel/ Flet për herë të parë Agustin Kola mes lotësh: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve
22/10 12:32
Top Channel/ “Nuk dua një takim të kotë me Putinin”, Trump: “S`dua të humbas kohë”!
22/10 12:14
Top News – Putin sfidon Trumpin, jo armëpushim / Presidenti amerikan: ‘Nuk dua një takim të kotë’
22/10 12:11
Top News – Rikthehet lufta e shfletuesve, ChatGPT sfidon Google Chrome me Atlas
22/10 11:54
Top News – Trump ‘thërret’ shefin e NATO-s / Rutte në Uashington për fundin e luftës në Ukrainë
22/10 11:48
Top News – ‘Përshëndet’ Trumpin me raketa balistike / Koreja e Veriut lëshon një breshëri armësh
22/10 11:46
Top Channel/ Tensione mes Kosovës dhe Serbisë në OKB: “Vuçiç po përgatit serbët për agresion”!
22/10 11:43
Top News – Britania dërgon trupat në Izrael / Taskforcë ndërkombëtare, ruan armëpushimin në Gaza
22/10 11:36
Top Channel/ Procesi i Berlinit, sot samiti në Londër:Pengesat jo vetëm nga rajoni, por edhe nga BE!
22/10 11:36
Top News – Takimi u shty, Putin ‘i përgjigjet’ Trumpit / Sulmon egërsisht Ukrainën, gjashtë të vrarë
22/10 11:32
Top News- Gjermania ‘kopjon’ Ramën/ Merz fut në qeverisje Inteligjencën Artificiale
22/10 11:11
BILETA Portokalli - Bileta