Top News – Çertifikata e vaksinimit po vjen/ Por vaksinat mungojnë në Bashkimin Evropian
26/03/2021 12:08

Në samitin virtual të BE-së u ra dakord që deri në verë në BE të ketë një certifikatë të njësuar për vaksinimin. Kancelarja gjermane e mbështeti vendimin, por tërhoqi vëmendjen për disa pengesa. Në BE vazhdon të jetë e diskutueshme nëse liria e lëvizjes do të kushtëzohet nga kjo certifikatë. Këtij vendimi i parapriu hapja e rrugës për certifikatën nga Parlamenti Europian një ditë më parë. Deputetët votuan që kjo çështje të trajtohet me procedurë të përshpejtuar. Komisioni i BE-së preferoi një proces të përshpejtuar, në mënyrë që bisedimet mes institucioneve të mund të fillojnë sa më shpejt. Certifikata e planifikuar e vaksinimit do të aplikohet qysh në qershor. "Me certifikatën digjitale" Komisioni i BE-së do të krijojë një zgjidhje të përbashkët teknike për të 27 vendet e BE-së për të kapërcyer kufizimet aktuale të udhëtimeve. Certifikata, që do të njihet në mbarë BE-në, duhet të dokumentojë vaksinimet, rezultatet e testeve të licencuara dhe informacionet për shërimin nga infeksioni me koronavirusin. Lidhur me zbatimin teknik ka një sërë pyetjesh. Por, përveç kritikave është edhe problemi i mungesës së furnizimit me vaksinat. Deri tani nga gati 450 milionë qytetarë të BE-së të paktën 65 milionë janë vaksinuar një herë. Deri në fund të marsit vendet e BE-së do të marrin rreth 100 milionë doza. Për periudhën prill - qershor janë premtuar nga koncernet farmaceutike 360 milionë doza. Përballë kësaj situate, britania e madhe ka bërë përpara me ritme të shpejta imunizimi dhe nuk ka patur asnjëherë probleme me furnizimin.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43