Bullgarët u mblodhën sërish në shesh për të shënuar ditën e 100 të protestës së tyre kundër një elite politike që ata e konsiderojnë të korruptuar dhe në duart e oligarkëve që veprojnë në prapaskena. Ata kërkojnë me ngulm, dorëheqjen e qeverisë konservatore të kryeministrit Boyko Borisov dhe kryeprokurorit të vendit, Ivan Geshev.