Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur gjatë një konference se brenda kësaj jave qeveria do të kthejë përgjigje për Projektligjin për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. “Prej informatave që i kam deri tani, brenda kësaj jave do të kemi përgjigjen edhe si mendim të zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë dhe gjithashtu vlerësimin financiar të Ministrisë së Financave. Ne menjëherë do t’i japim përgjigje Kuvendit dhe aty do të vazhdojë procedura” Kurti theksoi se asnjëherë s’ka pritur drejtësi nga Specialja, ndërsa renditi tri tri defekte kapitale që sipas tij ka aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krervë të UCK.