Kombëtarja e vajzave do të zbresë në fushë në muajin qershor për sfidat me Çekinë dhe Malin e Zi, dy sfida shumë të rëndësishme të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027 dhe që do të vendosin për fatin e vajzave kuqezi në garën për një vend në fazën play-off. Trajneri Armir Grima publikoi listën e futbollisteve të grumbullura të cilat do të nisin përgatitjet e tyre këtë të premte në Shkodër.