Hera e fundit që ishte mbledhur Bordi i Transparencës i përket 20 Dhjetorit të vitit të kaluar, por është zgjuar pas rreth 1 muaji dhe këtë të martë mori vendimin për të rritur çmimin e naftës dhe të benzinës. Çmimi i naftës është rritur me 9 lekë, duke u caktuar që të tregtohet me pakicë me 208 lekë për litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë.