Top News – Bie pallati, vdes 4-vjeçari shqiptar/ Shkaku i tragjedisë në Torino, mbase rrjedhje gazi
24/08/2021 18:38

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Torino të Italisë. Sipas mediave përtej Adriatikut, një ndërtesë është shembur në qytetin e njohur, duke lënë të vdekur një 4-vjeçar shqiptar, e të plagosur nënën e tij dhe dy persona të tjerë. Sipas raportimeve, 2 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke kërkuar nën gërmadhat, pasi dyshohet se ndodhen edhe 2 persona të tjerë. Mediat italiane raportojnë se viktima është i moshës 4-vjeçare dhe quhet Aron. E plagosur ka mbetur edhe nëna e fëmijës, shqiptarja e paidentifikuar ende, 34-vjeçe, e cila u nxorr nga rrënojat dhe është transportuar në spital. Babai, me shtetësi shqiptare, i moshës 40-vjeçare, i cili mbërriti pak më vonë në skenën ku ka ndodhur shembja e godinës, u transportua në spital pasi ishte në gjendje të shokuar kur mësoi lajmin. Mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur, ku dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Shembja e godinës ndodhi para orës 9 të mëngjesit të sotëm në Strada del Bramafame në Torino, jo shumë larg rrugës së aeroportit dhe Stadiumit “Allianz”. Sipas mediave italiane, zhurma ishte aq e fortë sa u dëgjua deri në rrethin Madonna di Campagna. “Repubblica.it” raporton se një godinë banimi dykatëshe me gjashtë apartamente ku jetojnë kryesisht familje me origjinë shqiptare dhe rumune, u shemb, e prej saj vetëm një pjesë ka mbetur në këmbë. Një rrjedhje gazi dyshohet të ketë shkaktuar ngjarjen, megjithatë hetimet po vijojnë. Pamjet: AFP

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54