Top News – Biden përmbys Trump/ I jep fund programit ‘qëndroni në Meksikë’
03/06/2021 12:29

Administrata e Presidentit Biden anuloi zyrtarisht politikën e imigracionit të vënë në zbatim nga administrata Trump që i detyronte azil-kërkuesit të prisnin në Meksikë ndërkohë që gjykata amerikane e imigracionit shqyrtonte rastin e tyre. Një njoftim me shtatë faqe nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas bën të ditur përfundimin e “Protokolleve për Mbrojtjen e Migrantëve” që ka kthyer 70,000 azil-kërkues në Meksikë që nga janari 2019 deri kur u pezullua nga Presidenti Biden në ditën e parë kur erdhi në detyrë. Ky ishte një vendim i pritshëm, pasi gjatë fushatës presidenciale Biden e pat premtuar ndaljen e kësaj praktike, megjithëse kishte lënë një mundësi hapur për ta rishikuar para anulimit të plotë. Mayorkas tha se vazhdimi ose modifikimi i kësaj politike “do të binte ndesh me vizionin dhe vlerat e administratës dhe do të përfaqësonte përdorim jo të mirë të burimeve të departamentit”. Ai shton se kostoja e kësaj politike i tejkalon ndjeshëm përfitimet. Gjatë zbatimit të kësaj politike u vërejt një rënie e ndjeshme e numrit të azil-kërkuesve, por kritikët vënë në dukje se aplikantët nuk arrinin të vinin në gjykatë si rezultat i kostos dhe pengesave për të udhëtuar, kushteve të vështira në Meksikë dhe mungesës së avokatëve. Mayorkas pohoi se kishte pasur një numër të madh aplikimesh të mohuara pasi personat nuk ishin paraqitur në gjykatë në ditën e caktuar, duke përmendur problemet me strehimin, fondet dhe sigurinë në Meksikë. Republikanët shprehën kritika ndaj vendimit të administratës duke e cilësuar situatën në kufirin jugor amerikan si serioze, me paralajmërimin se demokratët do të paguajnë kosto politike.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43