Top News – Biden në telefon me presidentin Kinez / Paralajmërim kundër ndihmës ushtarake për Rusinë
18/03/2022 11:27

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të bisedojë në telefon me presidentin kinez Xi Jinping, njoftoi Shtëpia e Bardhë, pasi Shtetet e Bashkuara i bëjnë presion Kinës që të mos ofrojë mbështetje për Rusinë në pushtimin e saj në Ukrainë. “Presidenti Biden do të flasë me presidentin Xi të premten dhe do t’ia bëjë të qartë se Kina do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim që do të ndërmarrë për të mbështetur agresionin rus”, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Biden dhe Xi gjithashtu do të diskutojnë konkurrencën ekonomike midis dy vendeve, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi midis dy vendeve”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. “Të dy liderët do të diskutojnë menaxhimin e konkurrencës midis dy vendeve tona, si dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, tha Psaki. Telefonata ishte planifikuar pas takimit në Romë më 14 mars, midis këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe këshilltarit të lartë kinez për politikën e jashtme, Yang Jiechi. Një zyrtar i lartë i administratës së Biden tha se Sullivan ishte i drejtpërdrejtë me përfaqësuesin kinez në lidhje me “imlikimet dhe pasojat e mundshme” për Kinën nëse i ofron mbështetje Rusisë. Kina dhe Rusia kanë intensifikuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe në vitet e fundit dhe Kina nuk e ka dënuar në mënyrë eksplicite pushtimin rus të Ukrainës, dhe kjo ka ngritur shqetësime në Uashington. Ka gjithashtu raporte se Rusia ka kontaktuar Kinën për ndihmë, gjë që Rusia e mohon. SHBA ka bërë të qartë se çdo përpjekje e Kinës për të ndihmuar Rusinë të shmangte sanksionet do të ishte e kushtueshme për qeverinë e Xi Jinping.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43