Top News – Biden kërcënon Iranin/ “Nëse dështon diplomacia, ka rrugë të tjera”
28/08/2021 14:37

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Naftali Bennett se në raport me Iranin ai e ka vënë "diplomacinë në rend të parë" në përpjekjen për të frenuar programin bërthamor të Iranit, por nëse negociatat dështojnë, ai do të ishte i përgatitur t'i drejtohej opsioneve të tjera. Biden dhe Bennett mbajtën takimin e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë. Takimi ishte planifikuar për të enjten mirëpo ai u shty për shkak të situatës në Kabul dhe sulmit vetëvrasës nga militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik që la të vdekur rreth 200 persona përfshirë 13 amerikanë. Biden tha se ai dhe Bennett diskutuan "kërcënimin nga Irani dhe angazhimin për të siguruar që Irani të mos zhvillojë kurrë një armë bërthamore". “Ne po e vendosim diplomacinë në radhë të parë dhe do të shohim se ku do të na çojë. Por nëse diplomacia dështon, ne jemi gati t'i drejtohemi opsioneve të tjera", shtoi Biden, pa ofruar specifika se çfarë parashohin opsionet tjera. Ndërsa kryeministri izraelit tha se ndjehet "i lumtur derisa dëgjon fjalët se Irani kurrë nuk do të jetë në gjendje të posedojë armë bërthamore"."Ju theksuat se do të provoni rrugën e diplomacisë, por ka mundësi të tjera nëse kjo nuk funksionon", shtoi ai. Bennett u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Izraeli ka zhvilluar një "strategji gjithëpërfshirëse" për të mbajtur Iranin larg posedimit të armëve bërthamore dhe për të ndaluar "agresionin rajonal" të tij.

Top News – Netanjahu padit gazetën ‘Haaretz’. Raportoi se u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit
09/09 16:58
Top News – Lodra e re e Putinit. Raketë balistike me rreze 800 km, e teston në Ukrainë
09/09 16:55
Top News-Google investon 13 mld euro në Finlandë për inteligjencën artificiale me energji bërthamore
09/09 15:26
Top Channel/ Vuçiç shpërndan parlamentin: Që nga 2014 në pushtet herë president, herë kryeministër!
09/09 15:07
Top Channel/ AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% në 10 vite
09/09 15:02
Top Channel/ AfD sfidon kancelarin pas fitores, Merz: Nuk do të keni shumicën absolute
09/09 15:02
Top News-Përshkallëzohet lufta tregtare mes dy vendeve. SHBA vendos embargo ndaj produkteve kanadeze
09/09 12:20
Top News – Trump i pakënaqur me Netanjahun. SHBA nuk kundërshton sanksionet britanike ndaj kolonëve
09/09 12:17
Top Channel/ Britania, masa kundër Izraelit: Sanksione ndaj kolonëve në Bregun Perëndimor!
09/09 11:40
Top Channel/ Glorifikimi i Ratko Mlladiçit: KE rishikon negociatat e anëtarësimit të Serbisë!
09/09 11:39
Top Channel/ SHBA shkatërron pesë cisterna iraniane, Teherani hakmerret me sulme në Jordani!
09/09 11:24
Top Channel/ Trump telefonon Putin, garancia e Moskës: Jo plane agresive ndaj Europës!
09/09 11:22
Top News- Çfarë i tha Putini presidenti Trump në telefon…Evropa ‘mban frymën’, a do ketë sulm?
08/09 23:00
Top Channel/ Sanksionet e reja, SHBA paralizon fluturimet në Iran
08/09 22:59
Top News – Izraeli futet në ushtrinë greke? Kush po komandon ‘Mburojën e Akilit’, kërcënon Turqinë
08/09 22:56
Top Channel/ Nderimet për “kasapin e ballkanit”, BE fshikullon Serbinë
08/09 22:55
Top Channel/ Bie sistemi i kontorllit, aeroportet në Angli në kolaps
08/09 22:54
Top Channel/ Zbardhet telefonata Trump-Putin, Kremlini: gati për fundin e luftës
08/09 22:52
Top News – Bosnja dëbon serbët/ Rikthehen tensionet e vjetra pas glorifikimit të vrasësit
08/09 22:48
Top Channel/ Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska: Përgjigja jonë, e dhimbshme
08/09 20:00