Top News – Biden e quajti ‘vrasës’/ Putin i përgjigjet: ‘I shari të shan’
18/03/2021 21:33

Rubla ruse ka pësuar një rënie pikiatë kundrejt dollarit amerikan, e po ashtu ranë ndjeshëm edhe bonot e thesarit pasi Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se homologu i tij Vladimit Putin do të "paguajë çmimin" e përpjekjeve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-tës. Tregu rus po ndikohet prej muajsh nga rreziku i sanksioneve të reja ndaj Moskës, dhe komentet e fundit i forcuan shqetësimet për ndëshkime të reja. Rubla ra me 1.4%, në vlerën 73.90 në këmbim të një dollari amerikan, ndërsa pak më parë kishte arritur vlerën 74, në dallim nga 72.53 që arriti të martën, pika më e ulet në gati shtatë muajt e fundit.Ndikimi gjeopolitik tek rubla mbetet domethënës. Kursi i rublës ishte rreth 61 për një dollar në fillimin e vitit 2020, kur çmimet e karburantit ishin për herë të fundit pranë çmimit të tanishëm, 68 dollarë për fuçi."Do të ketë më shumë sanksione; kjo është e qartë. Pyetja është sa të ashpra?", tha Peter Kisler i kompanisë North Asset Management.Kisler u shpreh se Uashingtoni mund të vendosë sanksione kundër blerjes së bonove të thesarit OFZ në rubla nga bankat amerikane, drejtpërdrejt nga ministria ruse e financave."Do të ishte e mjaftueshme për një rënie të mirë të rublës", shpjegoi ai duke parashikuar se banka qendrore ruse do të ndërhynte për të stabilizuar monedhën nëse do të ishte e nevojshme. Ministri rus i Financave Anton Siluanov deklaroi se do të ishte për të ardhur keq nëse të huajt ndalonin së bleri borxhin e Rusisë, por Moska do të gjente mënyra për të financuar kostot e saj.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43