Top News – ‘Beogradi do hidhet në erë’, panik në Serbi / Kërcënime me bomba në spitale dhe shkolla
19/05/2023 13:36

Alarme për bomba janë lëshuar mëngjesin e të premtes në Serbi, një prej të cilëve në Qendrën Spitalore Klinike “Zvezdara” dhe Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd. “Ekipet janë në terren në të dyja institucionet dhe gjithçka është nën kontroll”, tha ministria e brendshme serbe. Ndërkohë, edhe në Novi Sad policia evakuoi dhe ndaloi hyrjen në disa vende për shkak të raportimeve për bomba. Fakulteti i Shkencave Teknike, Institutet e Sremska Kamenicës, Stacioni Hekurudhor dhe Fakulteti Filozofik janë evakuuar. Mediat serbe shkruajnë se kërcënimet kanë mbërritur me email në adresat e mediave dhe shërbimeve kompetente, mëngjesin e të premtes nga i ashtuquajturi “Grupi Subversiv Mizantropik”.“Bombat janë të planifikuara për të shpërthyer sot, gjatë mëngjesit dhe pasdites së hershme,” thuhet në email. Ditët e fundit ka pasur raportime për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla në Beograd, por edhe në vende të tjera në Serbi. Dy ditë më parë në adresat e 117 shkollave fillore dhe të mesme në beograd u dërgua një e-mail kërcënues, sipas të cilit në institucion ishte vendosur një bombë. Në e-mail thuhej gjithashtu se i gjithë beogradi do të hidhej në erë. Denoncimet deri më tani kanë rezultuar të rreme, por policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e asnjë autori.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10