Top News- Bateritë e raketave Patriot/Ato që do të mbrojnë Evropën nga çmenduria e Putinit
16/03/2022 15:30

Rreth 80 km larg Ukrainës, në një aeroport në poloninë lindore, një dëshmi e forcës amerikane ka si qëllim të zbrapsë agresionin rus. SHBA ka vendosur dy bateri raketash Patriot që janë mes sistemeve të mbrojtjes ajrore më të sofistikuara në botë. Ato zbrapsin kërcënimet duke i qëlluar ato ndërsa janë në qiell. “Të gjithë këto raketa janë të projektuara të mundin raketat balistike taktike, raketat kruiz apo edhe avionët armiq” thotë komandanti i një prej baterive. “Sistemi i identifikon kërcënimet dhe ne kemi mundësinë ti zbrapsim ato”. Sistemet, janë vendosur atje, të paktën një javë më parë. Nuk është vetëm SHBA ajo që ka vendosur raketat patriot...gjermania dhe holanda po ashtu po i dislokojnë ato ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet gjithnjë e më shumë kufijve të NATO-s. një raketë ruse goditi një bazë ushtarake vetëm disa kilometra larg kufirit polak të dielën. Raportet thonë po ashtu se një dronë rus u gjet në rumani javën e shkuar. Aeroporti në poloninë lindore po ashtu po përdoret edhe si një stacion për nisjen e armëve drejt Ukrainës. Të martën, ajo që dukej si një autokolonë me kamionë të mbushur me armatime, u largua nga aeroporti për të vijuar drejt kufirit. Dhe SHBA po lëviz më shumë se sa armë. Tani ka 100 mijë trupa amerikane që veprojnë në evropë, numri më i madh ky që nga 2005-sa, përfshirë ata të vendosur pranë baterive të raketave patriot. “Ne jemi gjithnjë në nivel të lartë gatishmërie”, thotë gjeneral majori Gregori Brady, përgjegjës për sistemet e mbrojtjes ajrore në evropë. “Ata janë këtu për të mbrojtur kundrejt cdo kërcënimi ajror në territor të nato0s”, përfundon ai.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43