Top News – Bashkimi evropian/ Dënon provokimet e Turqisë
16/10/2020 21:59

Bashkimi Evropian ka dënuar “veprimet e njëanshme dhe provokimet” e Turqisë në lindje të Mesdheut, pasi Ankaraja është përfshirë në një konflikt për burime të energjisë me vendet anëtare të BE-së, Greqinë dhe Qipron. Liderët e BE-së kanë diskutuar mosmarrëveshjet në një samit në Bruksel, pasi Turqia ka dërguar sërish një anije kërkimore në ujërat e kontestuar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për t’u tërhequr. Liderët e 27 vendeve të bllokut evropian i kanë bërë thirrje Turqisë që të heqë dorë nga aktivitetet e fundit dhe kanë theksuar “solidaritetin e plotë” me Greqinë dhe Qipron. “Ne jemi pajtuar se masat e fundit të njëanshme të Turqisë, të cilat janë natyrisht provokative, janë duke rritur sërish tensionet në vend të lehtësimit të tyre”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Pas një mospajtimi të ngjashëm në muajin gusht në mes të rivalëve historikë, Turqisë dhe Greqisë, Ankaraja ka rinisur kërkimet në ujërat strategjikë në mes të Qipros dhe ishujve grekë, Kretës dhe Kastellorizos. Ky veprim ka rikthyer tensionet me Greqinë për çështjet e kufijve detarë dhe të drejtave të shpimit. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, të dyja aleate të NATO-s, të Greqisë dhe Turqisë, e kanë konsideruar misionin e kërkimeve si “provokim”, ndaj i kanë bërë thirrje Ankarasë për të kthyer mbrapsht anijen. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Turqinë se të gjitha mundësitë janë në tavolinë, përfshirë sanksionet. Mirëpo pavarësisht deklaratës së ashpër të bllokut evropian, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të strategjisë, për të cilën është arritur pajtueshmëri në samitin e kaluar. Sipas këtij plani, Bashkimi Evropian do të vëzhgojë nga afër veprimet e Turqisë në lindje të Mesdheut, do të analizojë zhvillimet dhe do të vendosë për veprime të mundshme në samitin e 10-11 dhjetorit.

Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49