Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur këtë të shtunë grupin parlamentar në një mbledhje në orën 11:00. Mbledhja në fjalë vjen pas debateve të fundit më 7 mars, ku 18 deputetë u pozicionuan kundër tij, duke kërkuar marrjen e përgjegjësive për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars. Kundër tij dolën edhe 3 prej deputetëve që kanë qenë më afër tij, si nën-kryetarët Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, apo deputeti Ervin Salianji.