Fiks Fare sjell ekskluzivisht dëshminë me zë dhe figurë të babait të Mirzeta Kashnicës, punonjëses në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është kërcënuar me jetë, pas bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme për dosjen ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Para gazetarëve të emisionit investigativ, Zaim Krasniqi babai i Mirzetës, e cila është marrë e pandehur në të njëjtën dosje me ish-ministren, tregon kalvarin e gjatë të së bijës, kërcënimet me jetë si dhe vetëvrasjen e bashkëshortit të punonjëses.