Taulant Balla hodhi dyshime se “grupi i zjarrit” në protestën studentore u pagua nga eksponentë të Partisë Demokratike. Kryetari i grupit parlamentar socialist kritikoi publikisht vendimin e një prokurori të Tiranës për mosdërgimin në gjykatë të zjarrvënies mbi Gjykatën e Lartë dhe institucione të tjera, duke kërkuar vëmendjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për këtë çështje. “Kur vihet zjarr mbi GJL apo BSH dhe një prokuror firmos mosdërgimin e çështjes në gjykatë, s’di nëse është ende në punë kreu i ILD. Shpresoj të jetë në detyrë. Është e papranueshme që fëmijë 17-vjeçarë të përdoren për dhunë. Meqë ju gazetarët e bëni këtë punë, drejtojuni Prokurorisë së Tiranës dhe pyeteni: A kanë dëshmuar këta fëmijë 17 vjeçarë se janë sjellë me para nga PD në atë protestë? A ka deputetë të PD që kanë paguar 100 mijë lekë për kokë për të udhëzuar minorenë për dhunë?”