Top News – Autoritetet ruse konfirmojnë/ Navalny në gjendje të ‘qëndrueshme’
25/03/2021 11:50

Autoritetet ruse kanë thënë se gjendja shëndetësore e politikanit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny, është "e qëndrueshme".Shërbimi Federal i Burgjeve i tha agjencisë së lajmeve Interfax, më 25 mars se, në burgun ku po mbahet Navalny është zhvilluar një kontroll i zakonshëm mjekësor i të burgosurve. "Sipas rezultateve të kontrollit, gjendja shëndetësore e Navalnyt u përcaktua si e qëndrueshme", i tha agjencisë shërbimi për shtyp i FSIN. Deklarata, megjithatë, nuk ndikoi shumë për të zbutur shqetësimet e bashkëpunotërve të Navalnyt për gjendjen e tij shëndetësore. "Vërtet, tani ne jemi të shqetësuar. Edhe Shërbimi nuk mund ta quajë të mirë gjendjen e Navalny", thuhet në një postim në Tëitter nga Fondacioni Kundër Korrupsionit, të cilin e udhëheq Navalny. Një ditë më parë, bashkëpunëtorët e kritikut të Kremlinit, thanë se jeta e Navalnyt mund të jetë në rrezik. "Jemi të shqetësuar për përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore ", shkroi Maria Pevchikh, shefja e hetimeve në Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalny. Navalny është arrestuar në Moskë në janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor. Ai është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok. Navalny ka fajësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit ndaj tij, por Kremlini e ka mohuar përfshirjen.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43