Top News – Autobusi nga Kosova, aksident në Serbi / Pasagjeri: Ishim në gumë, kishte edhe fëmijë
12/01/2022 11:43

Qeveria e Kosovës njoftoi se nëntë udhëtarët që u lënduan në një aksident në Serbi të një autobusi nga Kosova, janë jashtë rrezikut për jetë. Aksidenti i autobusit të linjës Prishtinë-Grac ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi. “Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës. Ekzekutivi tha se institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të ndihmuar të prekurit në këtë aksident. Njëri prej udhëtarëve që ndodhej në autobus tha se shkak për aksidentin kishte qenë rruga, e cila nuk ishte pastruar nga autoritetet serbe. Sipas tij, shoferi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse nuk ishte duke ecur shpejt pasi edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë. Udhëtari tha se autobusi ka qenë i mbushur plot, pa asnjë vend të lirë. Sipas tij, reagimi i organeve të rendit të shtetit serb ka qenë i shpejtë dhe një autobus tjetër ka mbërritur në vendin e aksidentit për ti transportuar pasagjerët. “Të gjithë kemi qenë duke fjetur në atë moment. Mes nesh ka pasur edhe fëmijë dhe një person me aftësi të kufizuara, por të gjithë jemi mobilizuar për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi mirë”, deklaroi mes tjerash ai.

Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56