Policia e Shtetit ka hedhur poshtë pretendimet dhe përhapjen e disa informacioneve në rrjetet sociale, të cilat I ka cilësuar si të pavërteta dhe me qëllim dëmtimin e imazhit të saj. Përmes një deklarate për mediat, Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, ka sqaruar pretendimet e mesazheve intimiduese të dërguara ndaj mësuesve dhe pedagogëve, të cilët kanë marrë pjesë në protestë. Sipas Policisë, mesazhet janë dërguar nga persona ende të paidentifikuar, me qëllim dëmtimin e besimit të qytetarëve te uniformat blu.