Biznesmeni Valon Lluka është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas dyshimeve për përfshirje në disa vepra penale. Lajmi është konfirmuar edhe nga organet kompetente. Sipas prokurorisë, Lluka, ai dyshohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”. Prokuroria bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa brenda afatit ligjor do të shqyrtohet mundësia e caktimit të një mase sigurie ndaj të dyshuarit. Dyshimet për arrestimin e biznesmenit lidhen me një denoncim të bërë nga biznesmeni Behgjet Pacolli.