Një shtetas serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, është vënë në pranga nga Policia. Sipas policisë, I dyshuari u arrestua në bazë të një autorizimi të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”. “I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”, u thuhet në njoftim.