Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një takim me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeminsitri Kurti, thotë se gjatë takimit është diskutuar edhe për aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai thotë se I ka shprehur shqetësimin për dënimet, të cilat i ka cilësuar si të rënda dhe të padrejta, ndërsa ka theksuar se pret që çështjet e ngritura të adresohen në procedurën e apelit.