Qeveria britanike ka njoftuar veprime të reja në përpjekje për të ndaluar një rikthim të pritshëm të koronavirusit gjatë vjeshtës, duke fuqizuar ligjet e duke ndaluar tubimet e më shumë se gjashtë personave në Angli. Në mesin e shqetësimeve se rregullat aktuale nuk po kuptohen mirë dhe janë të vështira të implementohen për policinë, Boris Johnson do të prezantojë në një konferencë për shtyp masat e reja. Ndryshimi i masave pason një rritje të papritur të numrit të të infektuarve me koronavirus, me rreth 8500 teste pozitive të regjistruara në angli në tre ditët e fundit.