Përmes një deklarate, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri i është bashkuar korit të kritikave ndaj paketës fiskale. Dhoma shpreh shqetësimin, pasi sipas saj ndryshimet parashikojnë një rritje të konsiderueshme të barrës tatimore për bizneset dhe ndryshojnë kushtet mbi bazën e të cilave sipërmarrjet kanë ndërtuar planet e tyre të aktivitetit, financimit dhe investimeve. Në deklaratë thuhet se një tjetër efekt negativ i paketës fiskale do të jetë edhe dekurajimi i investitorëve të huaj dhe vlerësimi i përgjithshëm i Shqipërisë si një vend joshës për të bërë biznes.