Top News – Al Kaeda në Afganistan/ Biden pas fillimit të tërheqjes-është degraduar
03/05/2021 11:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e shfrytëzoi 10-vjetorin e vrasjes së udhëheqësit të Al Kaidës, Osama bin Laden, për të mbështetur vendimin e tij për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se prania e grupit terrorist të Al Kaidës në Afganistan “është degraduar shumë” si rezultat i vrasjes së bin Ladenit dhe luftës gati 20-vjeçare të forcave të NATO-s. Bin Laden ishte organizatori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, në SHBA, të cilat lanë të vrarë afro 3,000 njerëz. “Ne e çuam bin Ladenin në portat e ferrit”, tha presidenti amerikan. Bin Laden u vra më 2 maj të vitit 2011, në një operacion të forcave speciale amerikane, në Pakistan. Biden, i cili atëbotë ishte nënpresident i SHBA-së, tha se vrasja e bin Ladenit ishte një moment që nuk do ta harrojë kurrë. Muajin e kaluar, Biden dhe NATO-ja njoftuan se do t’i tërheqin të gjitha forcat e huaja nga Afganistani deri më 11 shtator. Kjo nxiti shqetësime në lidhje me aftësinë e forcave afgane të sigurisë për të luftuar talibanët dhe grupet e tjera terroriste. Por, Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të veprojnë kundër grupeve terroriste që “kanë metastazuar në të gjithë botën”. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe pengojmë çdo kërcënim ndaj nesh, që del nga Afganistani. Do të punojmë për të kundërshtuar kërcënimet terroriste ndaj atdheut tonë dhe interesave tona, në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët në të gjithë botën”, tha Biden.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54