Një betoniere dhe një automjet transporti janë përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan në Fier, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial . Nga përplasja, betonierja ka dalë nga rruga, ndërsa njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur. Shoferi i dëmtuar ka pësuar frakturë në krah dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.