Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistuar në aksin rrugor nacional Berat–Dimal, në fshatin Moravë. Një automjet që po lëvizje me shpejtësi ka përplasur 63-vjeçarin Kadri Skura, I cili po lëvizte me biçikletë, duke e lënë pa jetë në vendngjarje. Gjithashtu gjatë përplasjes është plagosur edhe këmbësorja, shtetasja Dh.A, 63-vjeç,e cila është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Jani Dashi, për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me aksidentit e rëndë. Sakaq, grupi hetimor kreu veprimet procedurale në vendin e aksidentin, për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të tij.