Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre, 28 vjeçari me inicialet A. D, u kap sepse Gjykata e Shkallës së Parë i ka vendosur revokimin e dënimit alternativ nga shërbim prove duke e konvertuar në masë sigurie “Arrest në burg” (i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim). Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kane arrestuar edhe nje 21 vjeçar K.G, pasi ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare.