Top Channel/ Shqiptari shpëtohet nga vd*kja! U kap me drogë në Kinë. Ndërhyn Tirana
30/06/2025 15:05

Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht ka mësuar se paraditen e kësaj të hëne gjykata e shkallës së parë në Guangzhoi në provincën Guandong e rrëzoi kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin. Kjo gjykatë vendosi dënimin me 25 vite burg duke e shpëtuar nga ekzekutimi Klaudion i cili akuzohej për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu. Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut. Familjarë të Klaudio Kananit të cilën ndoqën dhënien e vendimit në këtë gjykatë në Kinë, i thanë Top Channel se ata për pak minuta mundën ta takonin. “Ishte i kënaqur me vendimin dhe i fortë mendërisht pas një pritje të vështirë 12 mujore” u shprehën ata. Prej Majit 2024 kur prokuroria në Kinë dha pretencën duke kërkuar dënimin kapital, qeveria shqiptare e vënë në lëvizje prej familjarëve, nisi përpjekjet për ti shpëtuar jetën. Top Channel mëson se ministri punëve të jashtme Igli Hasani gjatë 12 muajve të fundit për këtë çështje ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë. Po ashtu është përfshitë edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja. Ndërsa Riza Poda ambasadori ynë në Kinë e ka parur çështje prioritare menjëherë pas emërimit në Kinë dhe ka qenë prezent sot në gjykatë tek sa u lexua vendimi. Tanimë Ministria e Drejtësisë bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën do të nisë proceduat për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina për të vuajtur dënimin në Shqipëri por për këtë duhet pritur edhe vendimi final i gjykatës së atjeshme të apelit.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12