Top News – Ish ministri i Jashtëm serb. ‘Kosovën do ta kishim njohur, por nuk na la kisha’
30/06/2025 16:06

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviç ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës dhe të ndihmojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Interpolin. Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, Drashkoviç u shpreh se ka qenë zëri i vetëm në Serbi që ka mbrojtur publikisht këtë qëndrim, duke sfiduar narrativat zyrtare dhe retorikën nacionaliste. “Kam kërkuar që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në Interpol, dhe që Serbia të anëtarësohet në NATO,” deklaroi ai, duke theksuar se pa përballje të ndershme me të kaluarën dhe pa njohjen e së vërtetës për Kosovën, Serbia nuk mund të ecë përpara drejt integrimeve perëndimore. Drashkoviç tha se në fillim të viteve 2010 kishte besuar se presidenti aktual, Aleksandar Vuçic, do ta udhëhiqte Serbinë drejt evropianizimit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ai kujtoi artikullin e Vuçiçit të botuar në Danas, ku ky i fundit kishte pranuar se “politika e viteve ’90 ishte e gabuar dhe e verbër.” Sipas tij, atëherë kishte besuar në një kthesë të sinqertë. Ish-ministri tha se ka paralajmëruar prej kohësh se rruga që ka zgjedhur Serbia është e rrezikshme dhe e bazuar në mashtrime. “E kam paralajmëruar Vuçiçin të mos mashtrojë popullin me rrugë, spitale e shkolla, sepse nuk jetojmë vetëm me bukë, por edhe me frymë,” tha ai, duke shtuar se Serbia po përjeton një rënie të thellë morale dhe kulturore.

Top News – Siguria ushqimore dhe integrimi. Salla dhe Gjylameti raportojnë te Komisioni i Bujqësisë
06/10 16:33
Top News – ‘Prokurori hyn në dhomë me gjyqtarin’. Pabarazia e avokatëve përballë organit të akuzës
06/10 16:30
Top News – Rregullorja e GJKKO dhe Konventa e KiE. Ratifikimi detyron gjykatën të bëjë prapakthehu
06/10 16:29
Top News – Kriminaliteti në Shkodër. Demo dhe Hita, takim me drejtuesit vendorë të policisë
06/10 16:25
Top Channel/ Anglia “i përgjigjet” Trump pas sulmit në “Fairford”: Baza ishte e sigurt
06/10 16:21
Top News – ‘Vlora Hyseni bashkëjetonte me Roni Yeffet’, Berisha: Skemë mafioze
06/10 15:31
Top News–‘Rama ngriti një piramidë mafioze’/Berisha: Abuzoi me fushën më sensitive, atë të mbrojtjes
06/10 15:31
Top News – ‘Balluku dhe Ron Yeffet gllabëruan milionë euro nga buxheti i shtetit’
06/10 15:30
Top News – Kokainë dhe kanabis në kryeqytet/ Shisnin drogë pranë shkollave, në pranga 4 të kërkuarit
06/10 15:30
Top Channel/ Bashkia e Durrësit gjuhet me vezë. Banorët e prekur nga projekti TID: Anulojeni
06/10 15:25
Top Channel/ Sot skadon afati për Presidentin. PDK, kusht LVV-së votimin e ligjit për Specialen
06/10 15:24
Top Channel/ Aksident me vdekje në punë. Panelet rrëshqasin nga kamioni dhe zënë poshtë 73-vjeçarin
06/10 15:24
Top Channel/ Humb jetën nga infarkti 12-vjeçari. Dyshohet për një problem kardiak të pazbuluar
06/10 15:22
Top Channel/ Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt. GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë
06/10 15:19
Top Channel/ Veliaj, mesazh përmes AI. Nga paraburgimi flet për shkollat dhe premton ushqim falas
06/10 15:17
Top News – Rriten shpenzimet për qejf. Por buka zë 40 për qind të buxhetit të familjeve
06/10 15:09
Top News – Skemë mafioze me ‘KAYO’/ Berisha: Ronny Yeffet, kërcënim për sigurinë kombëtare
06/10 14:53
Top News – ‘Asnjë pengmarrje nuk na ndal’/ Veliaj mesazh me ‘AI’: Drekë falas për çdo nxënës
06/10 14:32
Top News – Aksion ndaj lavazheve. AKUK – Kush përdor ujin e pijshëm, përballet me pasoja
06/10 14:23
Top News- Ndodh në Tiranë, vajzave u vidhen varëset nga qafa me dhunë në mes të ditës! Kapet autori
06/10 14:14