5 muaj nga zbatimi i platformes pasqyra e cmimeve Kryeministri Edi Rama paralajmëroi shtimin e kontrollove me qëllim zbatimin ne terren te uljes në 6% e TVSH për 54 produkte të shportës. Rama : Per 54 produkte, Parlamenti me propozim të Qeverisë vendosi të ulë TVSH-në nga 20% në 6%. Por kjo ulje, të mos jetë një ulje që të mbetet relativisht, sepse gjithsesi një ulje do reflektohet, por që të mbetet në shifrat e ligjit, duhet që edhe zbatimi në praktikë të shoqërohet me dije dhe përgjegjshmëri nga tregtarët, por edhe me kontrolle dhe sa më shumë transparencë nga qeveria